Ilustrim

Arrestohen dy persona, dyshohet se mashtruan qytetarët me bileta të avionit

Policia e Kosovës ka njoftuar se dy persona janë arrestuar pasi të njëjtit po dyshohen se kanë mashtruar me shitjen e biletave të udhëtimi në relacionin Zvicër-Kosovë.

Sipas raportit 24 orësh, të dyshuarave u kanë konfiskuar edhe një sasi e parave dhe të njëjtit po dyshohet se kanë kryer veprën “mashtrim”.

Rasti ka ndodhur në Prishtinë.

Në lidhje me rastin me 28.10.2022 janë arrestuar dy të dyshuar nën dyshimin se kanë pranuar në xhirollogaritë e tyre mjete monetare në vlerë rreth  gjashtëdhjetë mijë (60,000.00) € gjatë periudhës kohore 2021 -2022 nga persona të ndryshëm të cilët kanë rezervuar bileta të udhëtimit në relacionin Zvicër-Kosovë dhe anasjelltas, të cilat fluturime nuk janë realizuar” – thuhet në njoftimin e Policisë së Kosovës.

“Të dyshuarve u janë sekuestruar tridhjetë e pesë mijë (35,000.00) CHF të cilat i kishin në posedim në momentin e arrestimit të cilat dyshohet të jenë përfituar me vepër penale të ‘mashtrimit’. Me vendim të prokurorit, të dyshuarit janë dërguar në mbajtje” – thuhet në raportimin e forcave të rendit.