Policia e Kosovës Foto: Shkodrane Dakaj/KALLXO.com

Prishtinë – Dy burra e fusin më forcë një grua në veturë dhe e sulmojnë seksualisht

Një grua është sulmuar seksualisht gjatë ditës së djeshme nga dy burra të dyshuar, të panjohur, në Prishtinë.

Sipas njoftimit të Policisë së Kosovës, viktima ka thënë se të dyshuarit e kanë futur me forcë në veturë dhe më pas e kanë sulmuar seksualisht.

Ngjarja raportohet të ketë ndodhur më 28 gusht në rrugën “Agim Ramadani”, rreth orës 16:00.

Policia ka thënë se viktima ka pranuar tretman mjekësor dhe se rasti është duke u hetuar nga njësitet kompetente policore.