Arrestohen 9 persona për posedim të lëndëve narkotike në Prishtinë

Policia e Kosovës ka bërë të ditur se gjatë 24 orëve të fundit ka arrestuar në persona për posedim të substancave narkotike.

Policia bën të ditur se arrestimi i të dyshuarve është bërë pas intensifikimit të kontrolleve të policie për parandalimin, identifikimin dhe kapjen e personave të përfshirë në raste kriminale.

“Gjatë 24 orëve të fundit nga njësite policore të stacioneve të Rajonit të Prishtinës, në raste dhe lokacione të ndryshme, janë shoqëruar 9 persona të dyshuar, të cilëve u është gjetur dhe sekuestruar  sasi  të  substancave narkotike që dyshohet të jenë të llojeve mariuhanë dhe kokainë”- thuhet në njoftimin e Policisë.

Sipas policisë, ndaj personave të dyshuar është iniciuar rast për për  posedim i  paautorizuar e substancave narkotike, psikotrope ose analoge.