Arrestimi i kameramanit, suspendohen 2 policë dhe 5 të tjerë dërgohen në procedurë disiplinore

Policia e Kosovës ka njoftuar se gjatë ditë ka suspenduar dy policë dhe se ndaj pesë të tjerëve iniciuar procedurë të brendshme disiplinore.

Kjo pasi të njëjtët sipas Policisë kanë penguar një person zyrtar në kryerjen e detyrës zyrtare.

“Suspendimi i tyre është mbështetur në udhëzimin administrativ të PK-së për shkeljet, masat dhe procedurat disiplinore në Policinë e Kosovës, me qëllim të hetimit dhe sqarimit të veprimeve dhe sjelljeve të tyre në këtë rast”, thuhet në njoftimin e Policisë.

Tutje është treguar se lidhur me këtë rast është njoftuar Drejtoria e Standardeve Profesionale e Policisë dhe Inspektorati Policor i Kosovës.

VIDEO – Policia arreston një gazetar