VIDEO - Policia arreston një gazetar

Kameramani i Agjencisë së lajmeve “Ekonomia Online” Albion Selitaj është arrestuar nga Policia e Kosovës sot gjatë ditës derisa ishte duke xhiruar një aktivitet të Agjencisë Kosovare të Privatizimit së bashku me Policinë e Kosovës.

Kameramani ishte duke përcjellur ngjarjen kur Agjencia Kosovare e Privatizimit, e shoqëruar nga Policia e Kosovës kanë shkuar në zyrat e Ndërmarrjes “AgroKosova Holding”.

Forcat e rendit e kanë larguar kameramanin me dhunë nga objekti dhe pastaj e kanë prangosur dhe dërguar në Stacionin Policor në Suharekë.