Arresohet i dyshuari për vjedhje të motoçikletës e shtëpizave të kompujterit

Policia e Kosovës ka njoftuar se ka arrestuar një person të dyshuar në Pejë nën dyshimet se ka kryer një vjedhje të rëndë.

Sipas njoftimit të bërë nga ana e policisë, policia ka pranuar nga viktima informacion se  në fshatin Treboviq në Pejë, para dy ditëve i është vjedhur motoçikleta nga një objekt pёrcjllёs i shtëpisë se tij.

“Njësiti i Hetimeve pranë Stacionit Policor në Pejё, pas njё pune intensive operativo-hetimore me datё dje ka arritur tё identifikoj rrjedhimisht tё arrestoj tё dyshuarin N.A., 34 vjeçar”, thuhet në njoftimin e policisë.

Tutje policia ka bërë të ditur se tek i  dyshuari nё njё fushё ёshtё gjetur motoçikleta qё i ёshtё vjedhur viktimёs, dhe pёrpos saj nё tё njëjtin lokacion janё gjetur edhe nёntё 9 shtёpiza tё kompjuterevё tё cilat i dyshuari dyshohet se i ka vjedhur nё njё tjetёr lokacion.

Me urdhёr tё Prokurorit tё shtetit, i dyshuari pas intervistimit është ndaluar pёr 48 orё, ndёrsa motoçikleta dhe shtëpizat iu janë kthyer pronareve legjitim.