Foto: Denis Sllovinja/KALLXO.com

Gjobë ndaj dy personave në Ferizaj pasi drejtuan motoçikletat pa dokumentacion të rregullt

Policia e rajonit të Ferizajt ka shqiptuar gjoba ndaj dy personave pasi drejtuan motoçikletat pa dokumentacion të rregullt.

Në një komunikatë për media, Policia e Kosovës bëri të ditur se rreth orës 20:00 ka ndaluar dy vozitësit ndaj të cilëve edhe u shqiptuan gjobat për kundërvajtje.

“Ndaj personit V.R. i moshës 25-vjeçar, policia ka shqiptuar gjobë për kundërvajtje prej 700 euro, tri pikë negative dhe tre muaj masë mbrojtëse, heqje e patentë shoferit dhe i konfiksoi motoçikletën, sepse po drejtonte motoçikletën pa kategori përkatëse dhe pa regjistrim, ndërsa ndaj personit  F.M. i moshës 16-vjeçar, policia inicioi një fletëparaqitje për gjykatë, sepse po drejtonte motoçikletën pa patentë shofer dhe pa regjistrim”- bëhet e ditur nga policia.

Policia Rajonale e Ferizajt tutje thekson se do të vazhdojë me aktivitete të shtuara, me synim parandalimin e aksidenteve në komunikacionin rrugor dhe apeloi tek motoçiklistët që të bëjnë kujdes në komunikacion, të mos drejtojnë motoçikletat e tyre pa dokumentacion të rregullt.