Foto: Ilustrim

Aksident në Dragash, lëndohet motoçiklisti

Policia e Kosovës ka njoftuar se dje ka ndodhur një aksident trafiku në Dragash mes një automjeti dhe një motoçiklete.

Sipas Policisë, si pasojë e aksidentit lëndime trupore ka pësuar motoçiklisti, i cili pas marrjes së trajtimit mjekësor është liruar në shtëpi.

Rasti ka ndodhur dje në fshatin Pllavë të Dragashit rreth orës 17:20.