Foto: Afrim Ejupi/KALLXO.com

Arratiset një i dyshuar që kanosi dhe lëndoi një person në Mitrovicë të Veriut

Policia e Kosovës njofton se mbrëmë në Mitrovicë të Veriut një burrë ka raportuar një burrë tjetër dyshohet se derisa ka qenë nën ndikimin të alkoolit pas një mosmarrëveshje e ka kanosur të njëjtin dhe më pas ka dëmtuar disa xhama të lokalit.

Nga rasti, sipas Policisë është lënduar një person, i cili ka pranuar tretman mjekësor.

Policia bën të ditur se rasti ka ndodhur mbrëmë rreth orës 22:00.

Tutje policia sqaron se në lidhje me rastin është konsultuar prokurori i shtetit, i dyshuari është në kërkim policor, ndërsa rasti vazhdon të hetohet.