Armend Zemaj vazhdon kritikat për menaxhim të pandemisë

Ish – ministri i Shëndetësisë, Armend Zemaj ka vazhduar edhe sot thumbimet kundrejt Ministrisë së Shëndetësisë që tashmë udhëhiqet nga Arben Vitia.

Deri pak muaj më parë në krye të Ministrisë së Shëndetësisë dhe menaxhues me pandeminë ishte vet Zemaj, ndërsa sot ka hedhur akuza ministrin Vitia për mosdije të menaxhimit me pandeminë.

Kosova është vendi i fundit në Evropë i furnizuar me vaksinën kundër coronavirusit edhe pse premtime për furnizim pati dhënë shumë muaj më parë vet Zemaj, ndërsa sot mosfurnizmin me vaksina e konsideron dështim të Ministrisë.

“Dështim për vaksina, me shumë se dhjetëra jetë të humbura çdo ditë nga Covid-19, numër i madh i të infektuarve, ulje e numrit të testeve, masa politike ku i mbyll qytetarët pa asnjë strategji, deklarata populliste por jo konsultim me profesionistët e fushës”, ka shkruar ai në facebook.

“Më duket e pabesueshme që duhet të shkaktohen vonesa për nënshkrim të një kontrate e cila është hartuar në pajtim me ligjin dhe situatën e pandemisë. Do të ishte tepër dëshpëruese nëse kemi vonesa një minutë, lëre më një ditë, apo vonesa me muaj. Shëndeti i qytetarëve mbrohet me vaksina, jo me parulla politike. E pabesueshme çka mund të ndodhë”, ka shkruar tutje.

Rrena e madhe e Qeverisë Hoti për vaksinën kundër coronavirusit