
OBSH shpall të përfunduar emergjencën globale shëndetësore COVID-19
Drejtori i përgjithshëm i Organizatës Botërore të Shëndetësisë, Tedros Adhanom Ghebreyesus, njoftoi se virusi COVID-19 më nuk paraqet emergjencë globale shëndetësore.
Ghebreyesus thotë se dje Komiteti i Emergjencave i ka rekomanduar që të shpallë të përfunduar emergjencën globale shëndetësore COVID-19.
“Dje, Komiteti i Emergjencave u takua për herë të 15-të dhe më ka rekomanduar që të shpall të përfunduar emergjencën shëndetësore. E kam pranuar këtë këshillë. Prandaj, me shpresë të madhe unë e shpall të përfunduar emergjencën globale shëndetësore për COVID-19”- shkruan drejtori i përgjithshëm i OBSH-së.
Komiteti për Emergjenca i OBSH-së fillimisht më 30 janar 2020 kishte shpallur COVID-19 sëmundje që paraqiste kërcënim të nivelit më të lartë.
Sipas të dhënave të OBSH-së, numri i viktimave nga COVID-19 ka rënë. Në janar të vitit 2021, bota regjistronte mbi 100.000 viktima në javë nga kjo sëmundje, ndërkaq sipas të dhënave të prillit të këtij viti, ky numër është mbi 3.500.
Yesterday, the #COVID19 Emergency Committee met for the 15th time and recommended to me that I declare an end to the public health emergency of international concern. I have accepted that advice.
With great hope I declare COVID-19 over as a global health emergency.
— Tedros Adhanom Ghebreyesus (@DrTedros) May 5, 2023