Të dhënat për të infektuarit me COVID-19, hospitalizohen 20 qytetarë

Dy raste janë konfirmuar në 24 orët e fundit si të infektuar me COVID-19.

Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës ka njoftuar se 15 qytetarë janë shëruar ndërsa nuk është raportuar për ndonjë të vdekur.

Aktualisht janë 71 persona të cilët janë me koronavirus ndërsa janë testuar 11 të tillë në 24 orët e fundit prej të cilëve dy kanë rezultuar të infektuar.

Gjithashtu IKSHPK ka thënë se 20 qytetarë janë hospitalizuar.