Foto: Urim Krasniqi/KALLXO.com

Arben Vitia: Nuk përgjigjem në pyetje të deputetëve që nuk votuan marrëveshjet ndërkombëtare

Ministri i Shëndetësisë Arben Vitia në seancën plenare të Kuvendit ku po shtrohen pyetje parlamentare dekalaroi se nuk do përgjigjet në pyetje që bëhen nga deputetë që nuk po votojnë marrëveshjet ndërkombëtare.

Ai kështu u shpreh pasi depueteja e AAK-së, Time Kadriaj kërkoi detaje për mungesë të disa ilaqeve.

“Derisa të votoni marrëveshjet ndërkombëtare nuk do përgjigjem në pyetjet që bëhen nga deputete të cilët nuk i kanë votuar këto marrëveshje”- u shpreh Vitia.

Kadriaj i replikoi duke thënë se nuk mund t`i shantazhojnë me votim të marrëveshjeve.

Ajo madje pyeti pse partia në pushtet nuk votoi mocionin për të përkrahur Policinë e Kosovës.

“Tash pasni shpikur një procedurë tjetër pasi dje keni deklaruar se për shkak të procedurave nuk keni arritur të siguroni barna për kancerin e gjirit. Edhe ashtu kjo është qeveria më jotransparente në raport me publikun e ndërkombëtarët, me kushtëzime nuk mund të na shantazhoni, as me marrëveshje ndërkombëtare. Pse ju nuk e votuat mocionin për ta përkrahur policinë e Kosovës”- u shpreh ajo.

Nuk miratohen asnjëra nga katër marrëveshjet ndërkombëtare, PDK dhe AAK nuk marrin pjesë në votim