Foto: Arben Gashi/Facebook

Arben Gashi publikon foto nga debatet mes deputetëve të LDK-së

Pas ‘përplasjes’ së sotme në Kuvendin e Kosovës në mes të kryeparlamentares, e cila është edhe nënkryetare e LDK-së, Vjosa Osmani, dhe deputetit të kësaj partie, Driton Selmanaj, është deklaruar edhe shefi i grupit parlamentar të LDK-së, Arben Gashi.

Gashi duke shpërndarë disa fotografi të diskutimeve brenda grupit parlamentar të LDK-së ka shkruar se ka pasur debat “me pasion” por se në fund LDK-ja i bashkon.

Në pamje shihen deputetët, Driton Selmanaj, Besa Gaxherri, Armend Zemaj e të tjerë.

“Debat me pasion edhe në grupin parlamentar, por në fund LDK na bashkon!”, ka shkruar Gashi në Facebook.

Debat me pasion edhe ne grupin parlamentar, por ne fund LDK na bashkon!

Publiée par Arben Gashi sur Mardi 14 avril 2020

Foto: Arben Gashi/Facebook