Një kuti votimi | Foto: Atdhe Mulla
Aplikon koalicioni i parë në KQZ
30.8.2019 - 19:30
Një grup prej tri partive të komunitetit boshnjak të Kosovës kanë aplikuar të parët për regjistrim të koalicionit të tyre parazgjedhor në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve (KQZ).
Këtë ata e kanë bërë në orët e mbrëmjes së të premtes, pak orë para se të përfundojë afati për aplikim i koalicioneve parazgjedhore për zgjedhjet e jashtëzakonshme parlamentare të 6 tetorit.
Sipas Valmir Elezit, zëdhënës në KQZ, këtë koalicion e përbëjnë Demokratska Stranka Bošnjaka, Demokratska Stranka Vatan dhe Ujedinjena Stranka Bošnjaka.