Foto: Urim Krasniqi/KALLXO.com

Anëtari i LDK-së thotë se partia ishte privatizuar që 10 vite

Anëtari i Lidhjes Demokratike të Kosovës dhe ish-deputeti, Naser Rugova, ka thënë se partia të cilës i takon ishte e privatizuar që 10 vite.

Në një postim në rrjetin shoqëror Facebook, Rugova tha se kushdo që të vijë në krye të parisë, duhet të “bëjë një prerje kirurgjike me boshtin e te keqes në LDK”.

“Pak ka rëndësi nëse Kryetar bëhet Lumiri, Antoni, Kujtimi apo dikush tjetër. E rëndësishme është që Kryetari i ri ta bëjë një prerje kirurgjike me boshtin e te keqes në LDK, gardën e atyre që për 10 vite e kanë privatizuar partinë. Vetëm kështu ka shpresë të rikthehemi”, deklaroi Rugova.

Në zgjedhjet e parakohshme që u mbajtën më 14 shkurt, LDK nuk arriti t’i marrë më shumë se 13 për qind të votave ndërsa, një ditë pas zgjedhjeve dha dorëheqje edhe kryetari i kësaj partie, Isa Mustafa.

Deri më tani, anëtari i kësaj partie, Anton Quni ka shprehur publikisht ambiciet për ta drejtuar LDK-së.

Anton Quni: Do të garoj për kryetar të LDK-së

www.kallxo.com