Foto: Urim Krasniqi/KALLXO.com
Anton Quni: Do të garoj për kryetar të LDK-së
Ministri i Mbrojtjes në detyrë, nga radhët e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Anton Quni, synon të udhëheqë këtë parti.
Quni, e ka thënë këtë i ftuar në intervistën e dhënë për T7.
Katër ditë më parë, kryetari i LDK-së, Isa Mustafa ka dhënë dorëheqje nga posti i tij si kryetar i kësja partie.
“Unë barti përgjegjësi për këtë që ka ndodhur edhe pse nuk kam qenë pjesë e zgjedhjeve. Unë atë që e shoh tani nuk mund ta shpjegoj sepse nuk kemi parë ndryshime të tilla për një kohë kaq të shkurtër kohore. Mbesim të presim se çfarë mund të ofrojë qeveria e re”, pati thënë në mes tjerash Mustafa në konferencën për media në ditën kur dha dorëheqje.
Jo vetëm Mustafa, por dorëheqje nga LDK-, kanë ofruar edhe nënkryetarët, sekretari dhe e gjithë kryesia, pas rezultateve të dobëta që LDK pati në zgjedhjet e 14 shkurtit. Sipas rezultateve preliminare, në këto zgjedhje, LDK fitoi 13,08%.
Statuti i LDK-së thotë se brenda 60 ditësh duhet të zgjidhet kryetari i partisë.