Si do ta godasë ekonominë ruse përjashtimi nga SWIFT?

Përjashtimi i disa bankave ruse nga sistemi SWIFT i përdorur për transaksione me vlerë triliona dollarë do ta godasë rëndë ekonominë – dhe sipas fjalëve të Shtëpisë së Bardhë, do ta bëjë Rusinë të mbështetet në “telefon ose një makinë faksi” për ti ekzekutuar pagesat financiare.

BBC ka analizuar se ky është vetëm një ekzagjerim i vogël. Ka zgjidhje për SWIFT, por asnjëra prejt tyre nuk është aq efikase sa SWIFT.

Vetëm një vend është përjashtuar në të kaluarën nga SWIFT- Irani – gjë që rezultoi në humbjen e 30% të tregtisë së jashtme.

Zgjedhja e disa bankave ruse do të sigurojë që sanksionet të kenë ndikimin maksimal mbi Rusinë, ndërkohë që e parandalojnë ndikimin e tepërt në Evropë.

Bizneset evropiane do të jenë në gjendje të vazhdojnë së mbledhuri paratë e borxhit dhe të blejnë energji ruse.

Masat e tjera janë po aq të fuqishme. Kufizimet ndaj bankës qendrore të Rusisë do ta ndalojnë atë ta përdorë monedhën e saj për ta kufizuar efektin e sanksioneve.

Rusia ka ndërtuar një jastëk të valutës së huaj për ti mbrojtur bankat e saj, por kjo masë e re do ti ulë ndjeshëm rezervat e disponueshme.

Ndikimi i këtyre masave mund të marrë pak kohë për t’u shfaqur – por ato shprehin një qëllim të menjëhershëm nga vendet perëndimore.

SWIFT – Shoqëria për Telekomunikacionin Financiar Ndërbankar në mbarë botën u themelua në vitin 1973 për ta zëvendësuar teleksin dhe tani përdoret nga mbi 11,000 institucione financiare për të dërguar mesazhe të sigurta dhe urdhërpagesa. Pa asnjë alternativë të pranuar globalisht, është një hidraulik thelbësor për financat globale.

Gjatë ditës së djeshme, Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Mbretëria e Bashkuar, Komisioni Evropian, Franca, Gjermania, Italia, Kanada njoftuan se kanë marrë vendim që t`i përjashtojnë nga sistemi SWIFT disa banka të përzgjedhura të Rusisë.

Sulmi i Moskës ndaj Ukrainës ka nisur në orët e para të 24 shkurtit. Raketat janë nisur në aeroporte dhe infrastrukturë ushtarake në rreth 25 qytete.

Veprimi i Kremlinit ka nxitur zemërim dhe është dënuar në gjithë botën.  Shtetet e Bashkuara dhe aleatët janë përgjigjur me sanksione të ashpra kundër Moskës./BBC