Jörn Rohde - Ambasadori i ri i Gjermanisë në Kosovë

Ambasadori gjerman: Kosova rast unik në Evropë, e vetmja që nuk e voton Projektligjin për Rimëkëmbje

Ambasadori i Gjermanisë në Kosovë, Jorn Rohde ka kritikuar Kuvendin e Kosovës për mos votimin e Projektligjit për Rimëkëmbjen e Ekonomike, duke thënë se është një rast  unik në Evropë.

“Në këtë drejtim është mjaft zhgënjyese dhe për njohuritë e mia është një rast unik në Evropë  për të parë që për herë të 5-të në asamblenë e Kosovës nuk kishte asnjë marrëveshje mbi projektligjin për rimëkëmbjen ekonomike ”, ka thënë ai.

Rohde përmes një postimi në Twitter ka shkruar se duhet urgjentisht që të arrihet një frymë kompromisi për qytetarët e Kosovës.

“ Ajo që u duhet urgjentisht të gjithë palëve të interesuara është fryma e kompromisit. Qytetarët e Kosovës me të drejtë e presin atë “, thuhet tutje në postimin e ambasadorit.

Kuvendi i Republikës së Kosovës ka dështuar në së paku tre seanca plenare të kalojë projektligjin për Rimëkëmbje Ekonomike.

Ky projektligj i cili përfshin edhe tërheqjen prej 10% të mjeteve nga Trusti dhe masa të shumta për bizneset, nuk ka arritur të marrë më shumë se 60 vota nga deputetet e Kuvendit, duke bërë të mos arrihet kuorumi i mjaftueshëm për votim.

Dy partitë opozitare, Partia Demokratike e Kosovës dhe Lëvizja Vetëvendosje janë shprehur kundër këtij projektligji duke e quajtur të mangët dhe se nuk i adreson problemet e vendit.

Partitë pro – kundër projektligjit për rimëkëmbje ekonomike