Ambasadori i Gjermanisë në Kosovë, Jorn Rohde

Ambasadori gjerman jep detaje për takimet e nesërme të Kurtit e Vuçiqit në Berlin

Ambasadori i Gjermanisë në Kosovë, Jorn Rhode, ka njoftuar se nesër kancelari gjerman, Olaf Schoz, do të presë në takime të ndara kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti dhe presidentin e Serbisë, Aleksandar Vuçiq.

Rhode ka bërë të ditur se pas takimit me kryministrin Kurti, do të mbahet një konferencë e përbashkët.

“Kancelari Scholz nesër do të presë kryeministrin Kurti dhe presidentin Vuçiq në takime të veçanta në Berlin. Takimi me kryeministrin Albin Kurti do të pasohet nga një konferencë e përbashkët për shtyp në orën 16:00”, ka shkruar ambasadori gjerman në Twitter.

 

Sot, presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, ka thënë se është nervoz para takimit të nesërm me kancelarin gjerman Olaf Scholz dhe se nuk pret bisedime të lehta.

Aleksandar Vuçiq nesër do të udhëtojë për në Berlin, ku do të takohet me kancelarin Scholz, ndërsa i pyetur nga gazetarët se çfarë pret nga takimi i nesërm, ai ka thënë se është nervoz dhe i frikësuar nga bisedimet.