Ambasadori amerikan për betimin e kryetarëve të rinj në veri: Të mos përdoret forca për të arritur qasje në objekte

Ambasadori i Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Kosovë, Jeff Hovenier ka kërkuar që të mos përdoret forca për t’i siguruar kryetarëve të katër komunave veriore qasje në objektet komunale.

Këtë kërkesë, Hovenier ia ka përcjellë kryeministrit të Kosovës,Albin Kurti në takimin që ka zhvilluar sot me të.

“Unë i kam bërë disa komente dje, ne folëm për të njëjtën gjë. SHBA-ja mendon që kjo gjë duhet të përfundojë, duhet të shmangen konfliktet dhe veprimet që çojnë në rritjen e tensioneve në veri. Në presim që kryetarët e zgjedhur të ushtrojnë një rol teknik, sesa një rol politik, të marrin veprime që nuk shihen si eskalim i tensioneve dhe duam që qeveria t’i mbështes”- tha ai në një deklaratë për media.

“Ne nuk mendojmë që është ide e mirë që të përdoret forca për të arritur qasje në ndërtesat që mund të mos jenë që qasshme në këtë kohë. Ka mënyra për ta bërë këtë duke respektuar kryetarët dhe përgjegjsitrë, por të mos krijohet një konflikt i nivelit të tillë ”, theksoi ai.

Kryetari i ri i Mitrovicës së Veriut, Erden Atiq nga Lëvizja Vetëvendsoje që u zgjodh nga zgjedhjet e 23 prillit, pritet ta jap betimin si kryetar këtë të premte (19 maj).

Sipas rezultateve përfundimtare të KQZ-së, në zgjedhjet 23 prillit në komunat në veri, në Leposaviq fitoi Lëvizja Vetëvendosje me kandidatin Lulzim Hetemi që ka marrë 100 vota, në Komunën e Zubin Potokut fitoi PDK me kandidatin Izmir Zeqiri me 197 vota, në Zveçan PDK-ja me kandidatin Ilir Peci që ka marr 114 vota dhe në Mitrovicë të Veriut LVV me kandidatin Erden Pantiq i cili ka marr 553 vota.

Për çështjen e betimit të kryetarëvve të rinj në katër komunat e veriut të vendit, kryeministri Kurti ka biseduar edhe me këshilltarin e lartë të Departamentit Amerikan të Shtetit, Derek Chollet.

Më 23 prill, në komunat veriore, të banuara me shumicë serbe – Mitrovicë e Veriut, Zveçan, Leposaviq dhe Zubin Potok – janë mbajtur zgjedhjet e parakohshme, të cilat janë bojkotuar nga popullata lokale serbe.

Beogradi zyrtar nuk i njeh rezultatet e këtyre zgjedhjeve, dhe ato i ka konsideruar “jodemokratike dhe joligjore”.

Partia e madhe e serbëve në Kosovë, Lista Serbe, kishte bërë thirrje për bojkotim të këtyre zgjedhjeve. Edhe Beogradi zyrtar e kishte mbështetur bojkotin.

Sipas të dhënave të Komisionit Qendror Zgjedhor, në zgjedhje kanë dalë 1.567 votues apo 3.47 për qind e trupit zgjedhor.

Komunat në veri patën mbetur pa kryetarë nga nëntori i vitit të kaluar, meqë përfaqësuesit serbë në atë zonë kanë dhënë dorëheqje nga vendet e tyre të punës, për shkak të mospajtimit me një vendim të Qeverisë së Kosovës për riregjistrimin e makinave me targa ilegale serbe.

Kryetarët e sapozgjedhur për komunat veriore të Kosovës – të gjithë të partive shqiptare – do të duhet të kryejnë betimin dhe të hyjnë nëpër zyrat e reja, ndonëse ato më parë kanë funksionuar sipas sistemit të Serbisë.

Pas bisedës me Chollet, Kurti zhvilloi takim edhe me ambasadorin Hovenier