Foto: Urim Krasniqi/KALLXO.com
Ambasadori Abbott i zhgënjyer me mos miratimin e Kodit Civil
17.3.2022 - 17:05
Ambasadori i Britanisë së Madhe në Kosovë, Nicholas Abbott është shprehur i zhgënjyer me mosmiratimin e Projektkodit Civil të Kosovës.
Përmes një postimin në Twitter, Abbott ka shkruar se është me rëndësi që gjuha në Kodin Civil dhe në debat t’i respektojë të drejtat e të gjithëve.
“Shumë i zhgënjyer që Kodi Civil nuk u miratua dje. Me rëndësi është që gjuha në Kod dhe në debat, të respektojë të drejtat e të gjithë kosovarëve, përfshirë edhe personat LGBTI+, në përputhje me Kushtetutën”, ka shkruar Abbott.
Një ditë më parë, Kuvendi i Kosovës dështoi të miratojë Projektkodin Civil të Republikës së Kosovës.