Foto: ZKM

Albin Kurti takohet me Alexander Soros, zëvendëskryetar i Fondacionit për Shoqëri të Hapur

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka zhvilluar takim me zëvendëskryetarin  e Fondacionit për Shoqëri të Hapur, Alexander Soros, si dhe përfaqësues të tjerë të këtij fondacioni, drejtoreshën ekzekutive për Evropë dhe Euroazi, Daniela Schwarzer, drejtorin ekzekutiv në Kosovë, Luan Shllaku dhe drejtorin ekzekutiv në Shqipëri, Andi Dobrushi.

Gjatë takimit Kurti theksoi rritjen ekonomike që vendi pritet të ketë deri në fund të vitit si dhe kontributin e mërgatës ndërmjet Fondit të Ekselencës.

“Në takim u prezantua projekti më i ri i Fondacionit për Shoqëri të Hapur në Kosovë, një bashkëpunim ky me kolegjin „Riinvest“, që ka për qëllim promovimin e agjendës së gjelbër nëpërmjet një qendreje e cila ofron edukim për administratë, për sektorin privat dhe shoqërinë civile, si edhe ligjërata dhe bashkëbisedime mbi temat më të rëndësishme për avokimin e politikave të gjelbërta”, thuhet në komunikatën e Qeverisë.

Ndërkaq sipas ekzekutivit, ‘përfaqësuesit e OSF-së u shprehën shumë optimistë me programet që do t‘i implementojnë, nëpërmjet të cilave Qeveria e Kosovës do ta ketë potencialin që në dy vitet e ardhshme të jetë qeveria më transparente dhe më e hapur në rajon.