LIVE - Albin Kurti sot pranon detyrën nga Behgjet Pacolli

Albin Kurti edhe formalisht do ta pranojë mandatin e Kryeministrit të Republikës së Kosovës

Live – Kurti pranon detyrën nga Pacolli

Publiée par Kallxo.com sur Mardi 4 février 2020

Në zyrën e kryeministrit, në mungesë të ish-kryeministrit Ramush Haradinaj i cili gjendet në Shtetet e Bashkuara do të jetë ish-zëvendëskryeministri i parë, Behgjet Pacolli ai që do t’ia kalojë detyrën Albin Kurtit.

Ceremonia e pranim-dorëzimit të detyrës është paraparë për në ora 11:00.

Pas kësaj, Kurti pritet të thërrasë në një mbledhje ceremoniale edhe qeverinë e tij të re.

Kurti është zgjedhur kryeministër një ditë më parë nga Kuvendi i Kosovës. Në kabinetin e tij, ai do të këtë dy zëvendëskryeministra dhe 15 ministra.

Albin Kurti zgjidhet kryeministër i Kosovës

.