Albin Kurti bisedon me ish-kryeministrin britanik

Kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, ka njoftuar se sot gjatë ditës ka zhvilluar një bisedë telefonike me ish-kryeministrin e Mbretërisë së Bashkuar, Gordon Brown.

Sipas njoftimit të Kurtit, Gordon Brown e ka uruar për fitoren në zgjedhjet e 14 shkurtit.

“Sot fola me kryeministrin e Mbretërisë së Bashkuar Gordon Brown, i cili na uroi për fitoren tonë dhe ofroi mbështetje për planet tona në ekonomi, zhvillim, rritje të vendeve të punës, mjedisin & anti-Covid”, ka njoftuar Kurti në Twitter.

Sipas rezultateve përfundimtare të shpallura nga KQZ-ja fituese e zgjedhjeve është Lëvizja Vetëvendosje me 49.95%, më pas është PDK me 16.9%, e treta është LDK 12.64%, AAK me 7.78% dhe Lista Serbe me 5.06%.