Ndarja e Z-Mobile dhe Telekomi i Kosovës Grafika: Krenar Ferizi

Alarmohet ministri Kuqi pas bllokimit të llogarive bankare të Telekomit

Ministri i Ekonomisë dhe Ambinetit, Blerim Kuçi ka zhvilluar takim me Bordin, Menaxhmentin dhe Sindikatën e Telekomit të Kosovës, pas bllokimi të xhirollogarive bankare të kësaj të fundit nga përmbaruesi.

Sipas komunikatës për media nga kjo Ministri, Kuçi ka kërkuar llogari për hapat që janë ndërmarrë nga menaxhmenti për secilën fazë të Atrbitrazhit

“Nga menaxhmenti u kërkua të raportohet për performancën e tanishme të kësaj ndërmarrje publike. Përpos diskutimit, ministri kërkoi nga Bordi i Ndërmarrjes që të propozojnë rekomandime për dalje nga gjendja e bllokimit të xhirollogarive bankare dhe vazhdimit tutje të funksionimit të ndërmarrjes. Ministri Kuçi përsëri u zotua se me të gjitha mundësitë ekzistuese do të bëhet zgjidhja më e mirë”, thuhet në njoftimin e ministrisë së Ekonomisë dhe Ambientit.

Ndërkaq, Sindikata  e Telekomit dje ka paralajmëruar protestë në rast se llogaritë e bllokuara të Telekomit të Kosovës nga përmbaruesi nuk zhbllokohen deri në fund të javës.

Ministria e Ekonomisë dhe Ambinetit tutje shton se për arsye të situatës në Telekomin e Kosovës, agjenda e rregullt e Ministrit, Blerim Kuçi për sot është anuluar.

Ditë më parë, Gjykata Themelore Prishtinë ia ka njohur të drejtën kompanisë “Dardafone.net LLC” për përmbarimit (realizimin) e borxhit milionësh duke ia refuzuar prapësimin (kundërshtimin) e parashtruar nga Telekomi i Kosovës.