Aktakuzë për posedim të narkotikëve dhe kontrabandim të migrantëve, i dyshuari kërkohej nga INTERPOL-i

Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës ka ngritur aktakuzë në Departamentin Special të Gjykatës Themelore të Prishtinës, kundër të pandehurit Sh.H. për veprat penale: blerje, posedim, shpërndarje dhe shitje e paautorizuar e narkotikëve, substancave psikotrope dhe analoge.

Në komunikatën e Prokurorisë Speciale, theksohet se janë pajtuar që ky rast të transferohet nga Republika e Sllovenisë, pasi personi i lartpërmendur ka qenë i kërkuar nga organizata INTERPOL  prej vitit 2017.

“Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës është pajtuar që ky rast të transferohet nga Republika e Sllovenisë, pas arrestimit të të pandehurit Sh.H, i cili nga viti 2017 ka qenë i kërkuar nga Interpoli. Veprat penale i ka kryer si anëtar i një grupit kriminal, ndërsa te gjithë anëtarët e tjerë janë gjykuar dhe dënuar në Slloveni. Grupi ka vepruar kryesisht në territorin e Sllovenisë”, thuhet në komunikatë.