Asambleja Komunale e Deçanit | Foto: Atdhe Mulla

Aktakuzë për korrupsion ndaj një drejtori të Komunës së Deçanit dhe dy asamblistëve

Prokuroria e Pejës ka ngritur aktakuzë për mosdeklarim të pasurisë ndaj drejtorit të Drejtorisë për Mbrojtje, Shpëtim dhe Shërbimeve Publike të Komunës së Deçanit, Izet Zenuni.

Aktakuzë është ngritur edhe ndaj dy asamblistëve të AAK-së, Mehmet Osaj dhe Shkëlzen Hadergjonaj.

KALLXO.com mëson se aktakuza ndaj tyre është ngritur po ashtu për vepër penale, mosdeklarim të pasurisë. Aktakuzat janë ngritur në muajin gusht dhe shtator 2021. Seancat për këto raste nuk janë mbajtur ende në gjykatë.