Aksioni 'Brezovica 3', edhe shtatë persona të arrestuar
Prokuroria Themelore në Ferizaj, ka njoftuar se është duke vazhduar aksioni “Brezovica 3” ku janë bastisur 12 lokacione të ndryshme në bashkëpunim me Policinë dhe janë arrestuar 7 persona.
“Me urdhër të Prokurorisë Themelore në Ferizaj dhe në bashkëpunim me Policinë e Kosovës është duke vazhduar aksioni “Brezovica 3” ku janë duke u bastisur 12 lokacione të ndryshme në katër qytete të ndryshme, përkatësisht: Ferizaj, Prishtinë, Skenderaj dhe Lipjan”, thuhet në njoftimin e prokurorisë.
Sipas prokurorisë, deri më tani janë arrestuar shtatë persona, tre prej tyre ish- zyrtarë të Ministrisë së Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës dhe katër pronar të kompanive ndërtimore, të cilët sipas komunikatës, dyshohen për keqpërdorim të detyrës zyrtare, marrje, dhënie të ryshfetit, si dhe ushtrim i ndikimit.
Të gjitha raportimet e KALLXO.com lidhur me rastin ‘Brezovica’ mund t`i lexoni duke klikuar në LINK