Lajmi i Fundit Policia

Aksion i Policisë në rajonin e Prishtinës

Policia e Kosovës është duke e zhvilluar një aksion në rajonin e Prishtinës.

Lajmin për KALLXO.com e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë së Kosovës, Bajram Krasniqi.

Krasniqi tha se me operacionin policor po merren hetuesit policorë të Drejtorisë për Hetimin e Krimeve Ekonomike dhe Korrupsionit.

Ai nuk dha më shumë detaje, duke paralajmëruar se pas përfundimit të aksionit do të japin informacione shtesë.

“Mund të konfirmojmë se Policia e Kosovës, konkretisht hetuesit policorë të Drejtorisë për Hetimin e Krimeve Ekonomike dhe Korrupsionit, janë duke e realizuar një operacion policor në rajonin e Prishtinës”, ka thënë shkurt zyrtari policor.