Aksidentoi një person, arrestohet shoferi i kamionit në Pejë

Policia e Kosovës ka njoftuar se ka arrestuar një shofer kamioni nën dyshimin se ka goditur një person në Pejë.

“Është arrestuar vozitësi i kamionit të një kompanie për grumbullimin e mbeturinave i dyshuari kosovar, pasi që gjatë lëvizjes me kamion prapa ka goditur viktimën mashkull kosovar”- thuhet në njoftimin e policisë.

Sipas policisë viktima është dërguar në QKUK për tretman mjekësor.

Policia thotë se me vendim të prokurorit shoferi i kamionit është dërguar në mbajtje.