Ilustrim

Aksidenti me fatalitet në Drenas, Policia arreston një person

Dy gra kanë vdekur dje si pasojë e aksidentit që ka ndodhur në mes dy veturave që kanë qenë në lëvizje në fshatin Korroticë e Ulët të Drenasit.

Policia e Kosovës ka njoftuar se i dyshuari është arrestuar dhe është dërguar në mbajtje.

“Ka ndodhë një aksident trafiku në mes të dy automjeteve me ngasës meshkuj kosovarë. Si pasojë e aksidentit dy persona femra kosovare kanë vdekur ndërsa tre meshkuj kosovarë janë lënduar rëndë. Tre të lënduarit janë dërguar në QKUK për tretman mjekësor. Me urdhër të prokurorit trupat e pa jetë janë dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore për obduksion, ndërsa i dyshuari mashkull kosovar është arrestuar dhe është dërguar në mbajtje”, thuhet në raportin policor 24-orësh të Policisë së Kosovës.