Foto: Ilustrim

Vdesin dy gra nga aksidenti në Drenas

Policia e Kosovës ka njoftuar se dy gra kanë vdekur si pasojë e aksidentit që ka ndodhur në mes dy veturave që kanë qenë në lëvizje në Korroticë të Ulët të Drenasit.

Vdekjen e Q.Th – 26 vjeç dhe L.P – 45 vjeç, e kanë konstatuar ekipet mjekësore.

Si pasojë e aksidentit që ka ndodhur rreth orës 16:00 në Korroticë të Ulët, kanë mbetur të lënduar rëndë 6 persona, prej tyre dy kanë vdekur.

Dy gratë që nuk i kanë mbijetuar plagëve të marra në aksident ishin dërguar për tretman mjekësor, njëra në Qendrën e Mjekësisë Familjare në Komoran dhe tjetra në Drenas.

Sipas Policisë së Kosovës, aktualisht hetuesit po vazhdojnë të kryejnë ekzaminimet e nevojshme dhe po ndërmarrin veprimet për zbardhjen e rrethanave të aksidentit.

6 të lënduar rëndë në një aksident në Drenas