Aksidenti me 5 të vdekur, i akuzuari dënohet me 8 vite burgim
Gjykata Themelore në Ferizaj e ka dënuar me tetë vite burgim E. M. lidhur me një aksident trafiku nga ku vdiqën 5 persona në rrugën Ferizaj – Shtime, vitin e kaluar.
Sipas vendimit të Gjykatës, E. M. akuzohet se duke mos përshtatur shpejtësinë e lëvizjes në kushtet e rrugës në vendbanim, si dhe duke mos respektuar rregullat e komunikacionit tejkalon në vij të plotë dhe kalon në shiritin e majtë rrugor dhe me pjesën e përparme të automjetit e godet automjetin e tipit “Golf II” , me ç`rast në këtë aksident në vendin e ngjarjes vdesin katër 4 persona ndërsa një 1 person në QKUK në Prishtinë, gjithashtu dy të tjerë pësojnë lëndime.
Dënimi maksimal për ketë vepër penale me kodin penal është 12 vjet.
Kundër këtij aktgjykimi, palët kanë të drejtë ankese në afat prej pesëmbëdhjetë (15) ditëve nga dita e pranimit të aktgjykimit në formë të shkruar. Ankesa i drejtohet Gjykatës së Apelit në Prishtinë, përmes Gjykatës Themelore të Ferizajt.
Më 6 qershor 2021, katër persona kanë vdekur në një aksident trafiku në magjistralen Ferizaj-Shtime, konkretisht në fshatin Koshare. Nga ky akisdent ishte lënduar rëndë edhe një grua, e cila nga plagët e rënda, kishte vdekur 10 ditë më pas në QKUK.
Më 1 shtator të atij viti ishte organizuar edhe një protestë në qytetin e Shtimes me moton “Duam Drejtësi” duke kërkuar drejtësi për vdekjen e 5 anëtarëve të një familje në një aksident trafiku.