Aksident trafiku në Hajvali, vdes një këmbësor

Një 34 vjeçar ka vdekur si pasojë e një aksidenti trafiku që ka ndodhur mbrëmë rreth orës 22:00 në rrugën Prishtinë – Gjilan, në fshatin Hajvali.

Sipas Policisë, vdekjen e viktimës e ka konstatuar ekipi mjekësor në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës.

Trupi i viktimës është dërguar për obduksion në Institutin e Mjekësisë Ligjore.

Sipas PK-së, në këtë aksident kanë qenë të përfshirë, një këmbësor dhe një veturë.

“Personi i dyshuar (ngasësit të automjetit) i me vendim të prokurorit i është shqiptuar masa e ndalimit për 48 orë”-thuhet tutje në njoftimin e Policisë.