Aksident trafiku mes pesë veturave në rrugën Prishtinë-Pejë

Një aksident trafiku mes pesë veturave ka ndodhur në rrugën Prishtinë-Pejë në segmentin në fshatin Vragoli të Fushë-Kosovës.

Si pasojë e aksidentit lëndime trupore kanë pësuar pesë persona, të cilët kanë gjendje stabile.

Aksidenti ka ndodhur rreth orës 17:20.

Lajmin për KALLXO.com e ka konfirmuar Daut Hoxha nga Policia e Kosovës.

“Si pasojë e aksidentit është krijuar kolonë ne drejtim të Prishtinës pasi qarkullimi është realizuar vetëm në një shirit te rrugës”- ka thënë Hoxha.