Aksident në Veternik, këmbësori mbetet i shtrirë në tokë

Një aksident trafiku ka ndodhur në lagjen Veternik të Prishtinës, si pasojë e të cilit një këmbësor ka mbetur i shtrirë në tokë.

Në adresë të KALLXO.com një qytetar ka dërguar fotografi nga vendi i ngjarjes.

Ende nuk dihen rrethanat se si ka ndodhur aksidenti.

KALLXO.com ka kërkuar informacione nga Policia e Kosovës në lidhje me këtë rast, mirëpo deri në publikimin e  këtij lajmi nuk janë përgjigjur.