Aksident në "Rrugën B" në Prishtinë

Sot rreth orës 18:00 në “Rrugën B” në Prishtinë ka ndodhur një aksident trafiku, ku janë përfshirë dy automjete.

Kështu ka bërë të ditur për KALLXO.com Zyra për informim e Policisë së Kosovës.

Sipas Policisë, si pasojë e aksidentit një person  ka pësuar lëndime trupore dhe i njëjti është dërguar për trajtimin e nevojshëm mjekësor.

“Njësia rajonale e trafikut ka dalë në vendin e ngjarjes dhe ka nisur një hetim për zbardhjen e shkaqeve të këtij aksidenti”, ka theksuar Policia.