Aksident në Prishtinë, lëndohet një këmbësor
29.12.2021 - 21:54
Një person ka pësuar lëndime trupore si pasojë e një aksidenti që ka ndodhur mes një veture dhe një këmbësori sonte rreth orës 20:30 në rrugën “Fehmi Lladrovci” në Prishtinë.
Këmbësori është dërguar për trajtim mjekësor.
Lajmin për KALLXO. com e ka konfirmuar zëdhënësja e Policisë së Kosovës për Rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti.
“Sot rreth orës 20:30, në rrugën “Fehmi Lladrovci” në Prishtinë, ka ndodhur një aksident rrugor, në mes të një automjeti dhe një këmbësori. Si pasojë e aksidentit këmbësori ka pësuar lëndime trupore. Këmbësori është dërguar për trajtim të nevojshëm mjekësor, ndërkohë që hetuesit e njësitit të trafikut rajonal po merren me rastin”, ka thënë Ahmeti.