Aksident në Komoran, vdes këmbësorja

Një shtetase e Shqipërisë ka vdekur si pasojë e lëndimeve të marra nga goditja e një veture në Komoran të Drenasit.

Lajmin për KALLXO.com e ka konfirmuar edhe Komandanti i Trafikut të rajonit të Prishtinës, Milaim Fejzullahu.

Fejzullahu tha se aksidenti ka ndodhur rreth orës 12:21.

“Po mund të ju konfirmoj se një aksident ka ndodhur rreth orës 12:21 në magjistralen Komoran në drejtim të Caralevës. Një këmbësore ka vdekur si pasojë e goditjes me veturë. Policia dhe prokurori është në vendin e ngjarjes”, tha Fejzullahu.

Ai shtoi se ngasësi i veturës është arrestuar dhe ndaluar në polici.