Ilustrim

Aksident në Gjilan, 4 të lënduar

Në një aksident trafiku që ka ndodhur dje në Gjilan kanë pësuar lëndime 4 persona.

Sipas policisë në aksident të përfshirë kanë qenë dy vetura dhe lëndime kanë marrë dy drejtuesit e veturave dhe dy pasagjerë të tjerë.

Tutje thuhet se pas tretmanit mjekësor në spitalin rajonal në Gjilan, drejtuesit e automjeteve janë liruar, ndërsa dy pasagjerët e lënduar janë transferuar për në QKUK për tretman të mëtutjeshëm mjekësor.

Rasti ka ndodhur në ora 17:20.