Aksident në Frashër të Mitrovicës, lëndohet një 27-vjeçare

Një 27-vjeçare ka mbetur e lënduar si pasojë e një aksidenti mes dy automjeteve që ka ndodhur sot në fshatin Frashër të Mitrovicës.

Rastin për KALLXO.com e ka konfirmuar, Ilmi Prekazi nga Policia e Kosovës.

Aksidenti ka ndodhur sot në mesditë.

“Aksidenti ka ndodhur në fshatin Frashër të Mitrovicës ku të përfshira në këtë aksident janë dy automjete (njëra prej tyre me targa të Gjermanisë). Në këtë aksident janë shkaktuar dëme materiale në të dy automjetet ndërsa lëndime ka pësuar një pasagjere (27 vjeçare) e cila është dërguar për trajtim mjekësor në emergjencën e Spitalit Rajonal në Mitrovicë. Pas tretmanit mjekësor e njëjta është liruar”- ka thënë Prekazi.