Ilustrim

Aksident në Dragash, vetura godet këmbësorin

Një këmbësor ka marrë lëndime të rënda trupore pasi u godit nga një veturë.

Aksidenti ka ndodhur dje rreth orës 17:50 në fshatin Bellobrad të Dragashit.

Policia nuk ka dhënë detaje nëse është arrestuar i dyshuari për shkaktimin e aksidentit ndërsa viktima pasi ka pranuar tretmanin mjekësor është liruar për në shtëpi.

Rasti sipas Policisë është ende nën hetime.