Aksident mes katër veturave në rrugën Prishtinë - Gjilan, lëndohen 14 persona

Në aksident ka ndodhur dje rreth orës 20:00 në rrugën Prishtinë-Gjilan, si pasojë e të cilit mbetën të lënduar 14 persona.

Policia e Kosovës njofton se shtatë gra dhe shtatë burra janë lënduar në këtë aksident.

Sipas Policisë, të njëjtit pas pranimit të tretmanit mjekësor janë liruar.