Aksident mes dy automjeteve në Prishtinë, lëndohen pesë persona

Pesë persona kanë marrë lëndime trupore si pasojë e përfshirjes së dy automjeteve në një aksident trafiku në kryeqytet.

Zëdhënësja e Policisë për rajonin e Prishtinës, Florie Ahmeti, ka bërë të ditur për KALLXO.com se aksidenti ka ndodhur në rrugën “Bill Clinton”.

“Sot rreth orës 15:30, në rrugën “Bill Klinton” në Prishtinë, ka ndodhur një aksident komunikacioni me lëndime trupore, ku janë perfshirë dy automjete. Bazuar në të dhënat nga vendi i ngjarjes, si pasojë e aksidentit, 5 personave u është ofruar ndihmë mjekësore”, ka thënë Ahmeti.

Ahmeti ka treguar se me rastin po merret njësiti i trafikut rrugor.