Ajër me cilësi të pranueshme në shumicën e qyteteve të Kosovës

Gjatë ditës së sotme në shumicën e qyteteve të Kosovës është regjistruar ajër me cilësi të pranueshme.

Kështu tregojnë të dhënat e matësve të Institutit Hidrometeorologjik të Kosovës (IHMK).

Matësi tek IHMK në Prishtinë, Prizren, Gjilan, Drenas, Han i Elezit, Mitrovicë dhe Pejë kanë regjistruar cilësi të pranueshme të ajrit.

Kurse, matësi tek ndwrtesa e Rilindjes në Prishtinë regjistroi cilësi të mirë të ajrit.

Për të dhëna të detajuara dhe monitorimin dhe parashikimin e cilësisë e ajrit mund të informoheni duke klikuar në portalin e IHMK-së: airqualitykosova.rks-gov.net.

Po ashtu për informata rreth ndikimit të ajrit në shëndetin tuaj mund të klikoni në portalin e IKShPK-së: ajri.niph-rks.org/sq/airquality-sq.

Ju mund ta shkarkoni në pajisjen tuaj smart edhe aplikacionin për monitorimin dhe parashikimin e cilësisë ajrit Air Quality in Kosovo.

Projekti “Përdorimi i mediave për të rritur vetëdijen lidhur me shkaktarët kryesorë të ndotjes së ajrit në Kosovë” është pjesë e “Dig Data Challenge” e mbështetur nga Millennium Foundation Kosovo (MFK) dhe Millennium Challenge Corporation (MCC), si pjesë e Dig Data Challenge për të dhënat mbi cilësinë e ajrit. Projekti implementohet nga Internews Kosova.