Shpend Ahmeti, kryetar i komunës së Prishtinës

Ahmeti njofton prindërit për digjitalizimin e shkollave në kryeqytet

Kryetari i Komunës së Prishtinës, Shpend Ahmeti, ka njoftuar prindërit e disa shkollave për digjitalizimin e disa shërbimeve në shkolla.

Deri më 4 maj, ai tha se do të përfundojnë të gjitha njoftimit për prindërit ndërsa platforma e quajtur “e-shkollori” është nga klasët e gjashta deri të nënta.

“Disa prej juve keni marr sms në telefonat e juaj ku i keni marr Username/password të platformes e-shkollori. Fillimisht po e nisim me klasët VI-IX dhe tashmë sms-ët e parë kanë shkuar tek prindërit dhe nxënësit në shkollat Ismail Qemajli, Qamil Batalli e Faik Konica e deri më 4 maj do t’i marrin krejt prindërit”, ka njoftuar i pari i kryeqytetit.

Ahmeti ka paralajmëruar se digjitalizimi do të jetë në funksion edhe pas kthimit në normalitet.

“Pra krahas kthimit në normalitet në shkolla, tani më shkollat e Prishtinës do të jenë komplet të digjitalizuara. Kjo do ta bëjë menaxhimin dhe qeverisjen e shkollës më të lehtë sepse do të ndjekim problemet në kohë reale, e prindërit do të jenë shumë më afër suksesit dhe mësimit të fëmijëve të tyre”, thuhet në fund të njoftimit.