Shpend Ahmeti, kryetar i komunës së Prishtinës

Ahmeti jep detaje për rastin e ngacmimit seksual që ndodhi në oborrin e një shkolle të Prishtinës

Kryetari i Komunës së Prishtinës, Shpend Ahmeti gjatë mbledhjes së Kuvendit Komunal është deklaruar lidhur me rastin e ngacmimit seksual të një vajzë të mitur në oborrin e një shkolle të kryeqytetit, që u raportua ditën e shtunë.

Ahmeti tha se njëri nga djemtë që dyshohet të jetë përfshirë në rast nuk është duke e mbajtur mësimin në shkollë për shkak të rrezikut për të vazhduar mësimin.

“Në video janë paraqitur 3 fëmijë, vetëm njëri është në shkollën …… Vajza është 4-5 vjeçe. Dy prej fëmijëve janë motër e vëlla. Djali që ka ngacmuar është i shkollës …. Ngjarja ka ndodhur të shtunën e 24 prillit, të hënën drejtoresha ka lajmëruar policinë, qendrën për punë sociale dhe Drejtorinë Komunale të Arsimit. Gjithashtu janë thirrur edhe prindërit. Policia i ka marr në pyetje menjëherë para më shumë se tre javësh. Video ka dal më 15 maj, për arsye konfidenciale nuk është publikuar. Ndihma psikologjike u është dhënë të dy fëmijëve, pasi djali që ka ngacmuar është në gjendje shumë të rëndë për shkak të presionit publik. Dy familjet janë raste sociale, djali është përjashtuar nga shkolla, jo se është suspenduar, por mendojmë se është i rrezikuar nëse vijon të shkojë në shkollë. Për momentin nuk është dërguar në shkollë tjetër pasi po punohet më të në shtëpi”, u shpreh Ahmeti.