Ilustrim - Kolona të gjata në pikën kufitare në Merdarë. 07/01/2023. Foto: KALLXO.com

Pritje të gjata në pikë-kalimet kufitare për të dalë nga Kosova

Pritje disa orësh janë regjistruar sot në orën 09:00 të mëngjesit në disa prej pikë-kalimeve kufitare për të dalë nga Kosova.

Sipas të dhënave të Ministrisë së Punëve të Brendshme, kolona 4500 metra është në Merdarë ndërsa pritjet llogaritën të jenë deri në 430 minuta.

Edhe në pikë kalimin në Mutivodë pritjet janë deri në 150 minuta ndërsa kolonat e veturave shkojnë deri në 400 metra.

Në Jarinjë, po ashtu ka pritje të gjata për të dal nga Kosova. Atje kolonat janë regjistruar deri në 1 mijë metra ndërsa pritjet deri në 180 minuta.

Këto janë të dhënat e fundit: