Jeta në Komunë, Junik. Foto: Urim Krasniqi/KALLXO.com

Agron Kuçi përballë Jeta Xharrës - LIVE

Kryetari i Komunës së Junikut, Agron Kuçi është i ftuar sonte në emisionin “Jeta në Komunë”, përballë gazetarës Jeta Xharra.

Gjatë këtij emisioni do të diskutohet për qeverisjen e Kuçit, sfidat e Junikut e problemet që ka kjo komunë.

Kryetari Kuçi do të ballafaqohet me premtimet që nuk i ka realizuar, deponinë për mbeturina inerte në Shkozë, ndërtimet që kanë filluar në Bjeshkët e Junikut si dhe mos ndërtimin e çerdhes .

Gjatë këtij emisioni do të transmetohet edhe rubrika, “Zëri i Qytetarëve” ndërsa si storje sukesi do të prezentohet Kulla e Ramë Zymerit, në muret e të cilës janë rritur pesë gjenerata të kësaj familje.

Të ftuar në këtë emision ishin edhe asamblistët Blerim Gacaferri nga Partia Demokratike e Kosovës, Flurim Shala nga Lëvizja Vetëvendosje, Behare Qestaj nga Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës, Tahir Isufaj nga Lidhja Demokratike e Kosovës dhe Zenel Maloku, kanditat i pavarur.